Shqiptari në Itali shkel arrestin e shtëpisë: S’e duroj dot më gruan, më fusni në qeli

schedule17:35 - 24 Tetor, 2021

schedule 17:35 - 24 Tetor, 2021

Duket si një histori filmi, por është e vërtetë. Një shqiptar që jetonte në Guidonia Montecello në Itali teksa ndodhej nën masën e sigurisë “arrest shtëpie” sepse po hetohej për trafik droge, ka kërkuar të shkojë në qeli, pasi nuk e duronte dot më gruan e tij.

30 vjeçari shqiptar ka shkuar mbrëmjen e djeshme në komisariat, i shqetësuar ka thënë se nuk mund ta përballonte më gruan prandaj preferonte që të largohej nga shtëpia dhe ta kryente dënimin në burg.

Policët për një moment menduan se po binin pre e një shakaje.

Jeta ime është bërë ferr, nuk mundem më, dua të shkoj në burg“, ka thënë shqiptari në polici. Dëshira i është bërë realitet, sepse pas paraqitjes në komisariat u fut në qeli sepse theu “arrestin e shtëpisë”. be.k/Abcnews.al