Çuçi: S’ka vend për mocion, çështjet janë ezauruar nga gjykatat dhe komisionet hetimore

schedule15:30 - 15 Prill, 2024

schedule 15:30 - 15 Prill, 2024

Në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Bledi Çuçi, tha se nuk e mbështesin kërkesën e opozitës për mocion me debat sepse çështjet për të cilat është kërkuar janë ezauruar nga gjyqësori apo edhe në komisione hetimore parlamentare.

“S’kemi si te vendosim sot një datë për mocionin, kur mendojmë se ky mocoion s’duhet zhvilluar fare pasi janë cështje të stër-ezauruara.

Nga mënyra si eshte parashtruar kerkesa s’ka vend fare per mocion. Kerkesa e opozites lidhet me ceshtje qe jane gjykuar nga drejtesia madje edhe me vendime të formës se prerë, qe jane ezauruar edhe ne debatet parlamentare dhe komisionet hetimore parlamentare. Nuk mund te ulemi sot te flasim per daten e një mocioni”, deklaroi Çuçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!