Çuçi maskë me logon e PS në Komisionin e Sigurisë, deputeti: Provokim, nuk e tolerojmë

schedule11:37 - 5 Tetor, 2021

schedule 11:37 - 5 Tetor, 2021

Ditën e sotme është mbledhur Komisioni i Sigurisë Kombëtare në drejtimin e Nasip Naços ku po shqyrtohet dekreti i Presidentit të Republikës Ilir Meta për të huajt. Përpara se të nisnin diskutimet për ligjin në fjalë, deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salianji pati një “përplasje” me ministrin e Punëve të Brendshme Bledi Çuçi.

Ky i fundit kishte ardhur në sallë me një maskë që kishte logo të Partisë Socialiste dhe kjo solli edhe reagimin e Salianjit. Deputeti i PD tha se opozita logon e PS në maskë e shesh si provokim dhe nuk do ta tolerojë.

“Pavarësisht përkatësive partiake, ne këtu jemi në institucionin e Kuvendit dhe përfaqësojmë gjithë qytetaret shqiptare.  Ministri i Brendshëm si përfaqësues i qeverisë dhe që paguhet me taksat nuk mund të qëndrojë në sallë me maskë me logon e Partisë Socialiste. Ne nuk e pranojmë dhe e konsiderojmë provokim, reklamimi i simboleve partiake në institucione shtetërore, e ka bere rrugë Rama, nuk mund ta tolerojmë ne qe jemi të pranishëm.”

Më pas, Ministri Çuçi e ndërroi maskën. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!