Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Çuçi: Kemi gati draftin, së shpejti me ndryshime në ligjin për vettingun në Policinë e Shtetit

schedule11:07 - 16 Qershor, 2022

schedule 11:07 - 16 Qershor, 2022

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka bërë me dije në interpelancën e thirrur nga deputeti Ervin Salianji, se ai i ka kërkuar parlamentit të bëhet një legjislacion i ri, sipas rekomandimeve për vetingun në Policinë e Shtetit.

Ai shtoi se për këtë është ngritur një grup pune që ka përfunduar draftin dhe shumë shpejt do të çohet në parlament.
“Në lidhje me procesin e vetingut, me marrjen e detyrës si ministër i Brendshëm kam pasur prioritet se si po shkonte procesi në Policinë e Shtetit.
Duke lexuar me vëmendje dhe kritikat rreth këti procesi, sidomos nga GREKO. GREKO kishte evidentuar se rreth një vit para se unë të bëhesha ministër se sepse duhet që të rishikohet ligji me fokus kufizimin e subjekteve. Për këtë qëllim si ministër kam ardhur i kam kërkuar parlamentit të dalim me legjislacion të ri sipas rekomandimeve.
Për këtë qëllim kemi ngritur një grup pune që ka përfunduar draftin përkatës dhe shumë shpejt do vijë në parlament një ndryshim i ligjit përkatës duke reduktuar numrin e subjekteve që do vetohen dhe duke u përqendruar në kategoritë që rekomandon GREKO”, tha Cuçi./ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!