Çuçi: Do të sfidojmë numrat në Gjirokastër, PS merr 3 mandate deputetësh

schedule14:56 - 13 Prill, 2021

schedule 14:56 - 13 Prill, 2021

Bledi Çuçi është i bindur se Partia Socialiste do të marrë tre mandate në Gjirokastër. Gjatë takimit të tij elektoral të zhvilluar në Libohovë Çuçi tha se kjo do të jetë një fitore historike e Partisë Socialiste”.

“Investimet padiskutim që në Libohovë janë të dukshme. Këtu ku jemi tani nuk do të kishim mundur të bënim dot një takim të tillë nëse nuk do të ishte bërë investimi në kuadër të programit të rilindjes urbane. Në 2013 e kemi gjetur Gjirokastrën dhe gjithë Shqipërinë gati në rrënim. Gjirokastra rrezikonte të dilte nga UNESCO. Ne jemi krenarë që vijmë dhe flasim prapë me ju, që prezantojmë çfarë kemi bërë, por me energji të reja, për t’ju thënë se kemi ende projekte për të finalizuar”, tha Çuçi.

Në vijim të fjalës para libohoviteve, Çuçi tha se PS ka vendosur një standard të ri në Shqipëri, sepse thonë çfarë do bëjmë dhe kemi bërë çfarë është thënë.

“Unë jam i sigurt që askush nuk ka dilemë se kush është partia dhe lideri që duhet të vazhdojë ta udhëheqë Shqipërinë, por nuk duhet të humbim asnjë votë. Dhe kjo jo sepse kemi frikë që nuk jemi partia e parë dhe nuk bëjmë dot qeverinë. Jo! Këtë e thotë edhe vetë opozita, vetë sondazhet e saj tregojnë se Partia Socialiste është forca e parë në Shqipëri,forca më e votuar nga shqiptarët. Të mos humbasim asnjë votë, qoftë për neglizhencë apo për inate personale, sepse duhet që të marrim një mazhornacë absolute që ta bëjmë qeverinë të vetëm, pa patur nevojë për koalicione me parti apo individë që nuk bëjnë gjë tjetër veçse ngadalësojnë shpejtësinë e qeverisjes”, tha Çuçi duke theksuar se ende pas dy mandatesh qeverisje, Partia Socialiste mbetet partia më e votuar dhe oferta më e mirë për shqiptarët.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!