Çuçi: Do ristrukturohet policia, kamera në çdo kryqëzim të Shqipërisë

schedule13:51 - 16 Shtator, 2021

schedule 13:51 - 16 Shtator, 2021

Ministri i Brendshëm Bledar Çuçi në fjalën e tij në Kuvendi ka bërë me dije se po punohet për përmirësimin e sigurisë dhe të mbrojtjes së territorit.

Ndër të tjera ai ka theksuar se për të kontrolluar abuzimin me mjedisin do të përdoren dhe pajisjet elektronike.

Në lidhje me kontrollin e territorit jo vetëm do të ristrukturohet policia e shtetit por çdo 10 km do të vihet një polic. Do të fusim në përdorim dhe pajisjet e teknologjisë për të shmangur dhunimin e mjedisit. Sipas parimit që policia do të jetë forca e vetme për sigurinë rrugore.

Në lidhje me sigurinë rrugore, do të forcohen masat ndëshkuese dhe do të rriten masat në digjitalizimin dhe vendosjen e kamerave në çdo kryqëzim të Shqipërisë në lidhje me krimin e organizuar do të jetë prioritet. Sa i takon integritetit institucional të partisë së shtetit që është e depolitizuar dhe brenda vitit do të sjellim dhe modelet e reja ligji i ri po bëhet nga partnerët amerikanë. Do të ulim moshën mesatare të punonjësve të policisë së shtetit dhe çdo lëvizje e kupolës do bëhet sipas ligjit”, ka thënë Çuçi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!