Esmeralda Metkaj e njohur si Cubi është padyshim një ndër figurat më të dashura shqiptare, por vitet e fundit ka qëndruar larg ekranit. Aktorja dha një intervistë për moderatorin Alban Musa në “Abc-ja e mëngjesit”, ku mes të tjerash, rrëfeu dhe arsyen që e largoi nga skena.
Ajo tregoi se i është dashur të qëndrojë larg Shqipërisë për arsye shëndetësore, megjithëse preferoi të mos ndante më shumë detaje. “Ishte një moment që duhet të merrja një vendim si për jetën personale, sociale dhe shëndetësore. Erdhën papritur gjërat, u ndodha në një situatë që më duhej të tërhiqesha.
Ishte një pauzë momentale për arsye shëndetësore dhe emocionalisht ndikoi keq kjo tërheqje. Gjërat kaluan dhe ja ku jam, shëndeti im është fantastik. Ishte një problem që kishte pasojat e veta dhe më duhej të shkëputesha nga çdo gjë, çdo stres dhe lodhje fizike.”, rrëfeu ajo. /abcnews.al