Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

“Ç’të shkruajë për mua, s’më ka mundur kurrë”, Mou merr “sms” nga Wenger

schedule23:10 - 18 Tetor, 2020

schedule 23:10 - 18 Tetor, 2020

Arsene Wenger ka publikuar autobiografinë e tij dhe në të nuk ka shkruar asgjë për Jose Mourinho. Trajneri portugez u ngacmua për këtë dhe dha një përgjigje epike, ndërkohë që së fundmi edhe francezi ka thënë fjalën e tij.

“Nuk më shqetëson. Me të je gjithë kohën u provokuar. Ndihem sikur jam në një çerdhe fëmijësh, por ajo mënyrë sjelljeje është pjesë e karakterit të tij”, është shprehur Wenger, i cili drejtoi për më shumë se 20 vite skuadrën e Arsenalit.

“Ai e ka gabim, e kemi mundur atë dy herë. Ne fituam, gjithashtu pati edhe shumë barazime. Dhe nuk je ‘ti’ që fiton, ju jeni pjesë e fitores. Është ‘ne’ fitojmë. Trajneri është aty për të marrë maksimumin nga një ekip”, ka thënë ndër të tjerë tekniku për Canal+.



ÇFARË THA MOURINHO – “E thjeshtë, Wenger nuk më ka mposhtur kurrë, ky është shkaku pse nuk më ka përmendur në autobiografinë e tij. Nuk ka fituar asnjë prej 12-14 ndeshjeve që kemi qenë përballë, si mund të më dedikojë një kapitull?

Pse duhet të flasë për mua në librin e tij? Libri është diçka që duhet të sjellë lumturi, është diçka që të bën krenar, kështu që e kuptoj situatën në mënyrë të përsosur“, shprehej “Special One” disa ditë më parë, pasi gazetarët e ngacmuan në konferencën shtypi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!