Familja Icardi la Parisin dhe u transferua në vilën e Komos, aty ku kanë një vilë të veten. Sulmuesi i PSG-së dhe Wanda Nara, morën me vete fëmijët dhe kanë zgjedhur të vijojnë karantinën në një nga zonat më të prekura nga koronavirusi në Itali.
Kjo lëvizje në këtë periudhë të rrezikshme nuk i ka pëlqyer aspak Maxi Lopez. Sulmuesi i Crotone në Serie B ka 3 fëmijë me ish-gruan e tij, të cilën e akuzon ashpër në një postim që ka bërë në rrjetet sociale.
“Dua të di në bazë të çfarë kritereve ndërpret karantinën gjatë një pandemie globale, në një kohë kur të gjithëve u kërkohet të mos dalin, dhe ekspozon fëmijët tanë në një udhëtim nga një shtet në tjetrin, duke u transferuar në epiqendrën e infektimit (Lombardi) në Itali.
Çfarë të kalon në kokë në këto momente ku gjëja më e shenjtë në botë është shëndeti i fëmijëve? Jam i indinjuar që nuk e kupton aspak. Sot je nëna e pesë krijesava, por dallohet që nuk e ke vënë re aspak”, shkruan Maxi Lopez. /abcnews.al
— Maxi Lopez (@MaxiLopez_11) March 29, 2020