CSKA Moska e “fiksuar” me shqiptarët, pas Muriqit ofertë zyrtare ish-lojtarit të Skënderbeut

schedule13:00 - 17 Janar, 2022

schedule 13:00 - 17 Janar, 2022

CSKA Moska  është njëra nga skuadrat më të mëdha në Rusi me shumë trofe të fituar, e cila është njjëkohësisht edhe një nga skuadrat më aktive gjatë kësaj merkatoje.

Siç duket skuadra ruse është e “fiksuar” pas lojtarëve kosovarë, teksa pas Vedat Muriqit është një tjetër futbollist ka përfunduar në radarët e CSKA Moska.

Sipas “Telegraf” raportohet se  CSKA Moska ka bërë ofertë zyrtare në drejtim të Zurichut për qendërmbrojtësin e përfaqësueses së Kosovës, Fidan Aliti.

Thuhet se gjashtë herë kampioni i Rusisë ka ofruar 2,5 milionë euro për t’i marrë shërbimet e mbrojtësit të Kosovës. Ish-lojtari i Skënderbeut shihet si zëvendësuesi i mbrojtësit islandez Hordur Magnusson të cilit i skadon kontrata në verë, ku bisedimet mes dy klubeve janë duke vazhduar.

Aliti këtë edicion është aktivizuar në 19 ndeshje dhe ka dhënë 1 asist për gol, ku forma e mirë e 28-vjeçarit ka rënë në sytë e gjigandëve rus. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!