Ç’rregullimet e shëndetit mendor, mjekët: 1 në 4 persona mund të preken prej tyre

schedule16:57 - 10 Tetor, 2019

schedule 16:57 - 10 Tetor, 2019

Askush nuk është imun ndaj problemeve të shëndetit mendor. 1 në 4 persona sipas mjekëve po preket prej tyre.  Në ditën botërore të sensiblizimit ndaj këtyre sëmundjeve specialistët bëjnë thirrje për të lënë me një anë turpin dhe për të kërkuar ndihmë.

Nga afër askush nuk është normal! Çrregullimet e shëndetit mendor sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë moto e të cilës është dhe kjo, vitin e ardhshëm pritet të zënë vendin e parë në botë. 1 në 4 persona mund të preket prej tyre.  Tendencë të njëjtë mjekët po vërejnë dhe në Shqipëri.  Arsyet sipas tyre janë disa.

Shqetësime të tilla vitet e fundit po bëhen të shpeshta dhe tek fëmijët e adoleshentët. Vetëm në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë rreth 1 mijë pacientë kërkojnë ndihmën e mjekëve në një vit, por ky numër shpjegojnë psikiatrit është i vogël krahasuar me ato që paraqiten pranë qendrave të shëndetit mendor.

Nga tërheqja prej shoqërisë e deri tek vetëdëmtimi janë shfaqje të sjelljeve të adoleshentëve të cilët vuajnë prej çrregullimeve të tilla.

Sjellje qe shpesh neglizhohen nga prinderit te cilet i drejtohen specialistit teper vone.

Nëse kapen herët disa prej çrregullimeve të shëndetit mendor mund të kurohen plotësisht.  Ndërsa ¼ e tyre fëmijët e trashëgojnë  dhe në moshë madhore./ABC News Albania 24/7

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!