Cristiano Ronaldo përgënjeshtron lajmin se është martuar

schedule10:25 - 21 Nëntor, 2019

schedule 10:25 - 21 Nëntor, 2019

Cristiano Ronaldo është një nga personazhet publikë  i cili përflitet shumë jo vëtëm për sukseset e tij në futboll ,bizneset e tij por edhe një fjalë e tij bëhet lajm, e sidomos nëse i  referohemi jetës së tij private .

Ditën e djeshme në media qarkulloi një lajm ku thuhej se futbollisti Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez u martuan në fshehtësi.

Sipas  revistës “Novella 2000”, ata kurorëzuan dashurinë e tyre në Marok në një ceremoni private me miq dhe të afërm.

Por mesa duket ky lajm nuk ka qenë i vërtetë dhe futbollisti i Juventusit i ka hedhur poshtë këto lajme.

Burime të afërta pranë tij kanë treguar se kur Cristiano i lexoi lajmet reagoi vetëm një dy fjalë: “Fake news”.

Pra, këto fjalë mbeten në kuadër të thashethemeve, megjithatë dasma është e sigurtë që do të ndodhë një ditë.

Pasi në një intervistë të dhënë së fundmi Ronaldo u shpreh se Georgina është dashuria e tij dhe dasmën do e mbajnë në një ditë kur ata të jenë shumë të sigurtë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!