Cristiano Ronaldo: Nuk jam budalla, kam vetëm një fiksim!

schedule11:57 - 1 Tetor, 2019

schedule 11:57 - 1 Tetor, 2019

Cristiano Ronaldo nuk do të ndalet në futboll. Ai e di shumë mirë, që pasi ka kaluar moshën 30-vjeçare, ka hyrë në fazën ku nga momenti në moment mund ta mbyllë me futbollin e luajtur. Gjithsesi ai ndihem mirë dhe dëshiron të vijojë të argëtojë njerëzit.

“Akoma e dua futbollin dhe më pëlqen të argëtoj tifozët dhe njerëzit që e duan Cristiano Ronaldon. Nuk ka rëndësi mosha, varet vetëm nga mentaliteti. Në pesë vitet e fundit kam nisur një proces që do të më shohë herët apo vonë larg futbollit. Kush e di se çfarë do të ndodhë brenda një apo dy viteve?!”, shprehet fillimisht për Sport Bible sulmuesi i Juventusit.

Më tej Ronaldo thekson se presioni e mban në tonus, ndërkohë që flet edhe për sfidat që ka në biznes: “Ajo që më motivon më së shumti është presioni. Të gjithë kemi presion, por ju duhet të dini ta menaxhoni atë. Në futboll kam shumë kontroll dhe e di se çfarë mund të bëj. Në botën e biznesit është më e vështirë, varet nga njerëzit e tjerë. Gjithsesi unë kam një ekip të mirë. Do të jetë një sfidë për mua, madje është që tani”.

Në fund CR7 tregon vendosmërinë e tij për të qenë numri një në botën e futbollit, ndërkohë që ka një mesazh edhe për ata që mendojnë se ai është i fiksuar pas stërvitjes. Portugezi thekson se fiksimi i tij i vetëm është suksesi.

“Për të arritur gjithë këto gjëra në futboll, u deshën shumë vite punë, përkushtim dhe pasion. Nuk jam akoma jashtë futbollit. Jam një djalë kompetitiv dhe nuk më pëlqen të jem numri një. Unë dua të jem numri një dhe do bëj, 100 për qind. Shumë më marrin për budalla, thonë se jam i fiksuar pas punës dhe stërvitjes. Nuk është kështu: unë jam i fiksuar pas suksesit, është diçka krejtësisht ndryshe”, ka përfunduar Ronaldo. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!