Një grua në Las Vegas të Shteteve të Bashkuara ka akuzuar futbollistin Cristiano Ronaldo për përdhunim. Sipas deklaratave, Kathryn Mayorga, është shprehur se ngjarja ka ndodhur në viti 2009 në një hotel të zonës. Ajo tregoi se i tha “Jo” dhe i kërkoi të ndalontë disa herë dhe pas ndodhisë ai i kishte kërkuar falje.
Mayorga akuzon futbollistin se kishte abuzuar me gjendjen e saj emocionale duke e detyruar të firmoste dhe një rrëveshje në lidhje me këtë.
Ajo tregoi se ka marrë 375.000$ në shkëmbim të heshtjes së saj. Përfaqësuesit e futbollistit mohuan deklaratat në lidhje me përdhunimin duke e quajtur një “gjurulldi të jashtligjshme”.
Në lidhje më situatën, Ronaldo u shpreh në një prenoncim për fansat e tij me anë të një video live në rjetin social Instagram.
Ai shprehet se: “Çfarë u tha nuk është e vërtetë. Lajme fallco. Ata duan të bëhen të famshëm me anë të emrit tim. Është normale, duan të bëhen të famshëm. Unë jam një njeri i lumtuar dhe gjithçka është në rregull.”/abcnews.al