Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Cristiano në gjueti të rekordit historik, Santos: Po stërvitet normalisht

schedule20:18 - 10 Nëntor, 2020

schedule 20:18 - 10 Nëntor, 2020

Cristiano Ronaldo në ndeshjen e fundit të Juventusit ndaj Lazios pësoi një lëndim në kyçin e këmbës dhe u largua para kohe nga fusha. Te “Zonja” u shqetësuan shumë për momentin, por më pas gjithçka rezultoi të ishte në rregull.

 

Dëmtimi i Ronaldos ishte thjesht një traumë e momentit dhe portugezi ka kaluar gjithçka. Madje ai është bashkuar me kombëtaren e Portugalisë për tre ndeshjet e grumbullimit të nëntorit ndaj Andorrës, Francës dhe Kroacisë.

Për portugezin foli trajneri i kampionëve në fuqi të Europës, Fernando Santos. “Ronaldo po stërvitet normalisht pa u ankuar. Ai është i gatshëm për të tre ndeshjet e planifikuara. Cristiano, ashtu si çdo lojtar, dëshiron të luajë në çdo ndeshje dhe çdo minutë. Lojtarët në kombëtare vijnë me gëzim të madh”, u shpreh Santos.

 

Kulusevski në një dyluftim me Ronaldon gjatë ndeshjes Suedi-Portugali

Portugezi është shumë pranë thyerjes së rekordit historik si lojtari më me shumë gola në histori për një kombëtare dhe në ndeshjet e radhës do provojë t’i afrohet akoma. Ai aktualisht ka shënuar 101 gola kundrejt 109 të Ali Daei me kombëtaren e Iranit. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!