Cristiano Ronaldo prej disa ditësh po shikoj pushimet me Georgina Rodriguez dhe me 5 fëmijët e tyre, teksa dita e sotme është mjaft speciale për sulmuesin portugez.
Djali i tij i madh, Cristiano Jr sot mbush plot 12 vite, ndërsa nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, CR7 ka bërë edhe një urim për të birin, teksa e pyet nëse do ia arrijnë që të luajnë së bashku.
“Gëzuar ditëlindjen biri im! Sa shpejt ikën koha… a do të luajmë akoma bashkë? Gjëja më e rëndësishme është të vazhdosh të jesh një djalë me zemër të madhe! Suksese, qenush! Babi të do shumë”, ka shkruar portugezi në rrjetet sociale.
View this post on Instagram
Cristiano Jr tashmë ka filluar të ndjekë hapat e babait të tij. Përveç videove që kapiteni i kombëtares portugeze publikon rregullisht duke luajtur me djalin e tij, ai përfaqëson edhe Manchester Unitedin, si lojtar në ekipet e të rinjve.