Cristiano dhe Georgina hedhin poshtë zërat për divorc, shfaqen me pushime familjarisht

schedule15:31 - 22 Qershor, 2023

schedule 15:31 - 22 Qershor, 2023

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez po shijojnë pushimet familjare, ndërsa nuk e humbin rastin të tregojnë dashurinë e tyre.

Ndërkohë që u përfol se çifti po kalon një krizë në lidhjen e tyre, kanë hedhur poshtë të gjitha zërat përmes postimeve të bëra së fundmi në rrjetin social Instagram.

Ronaldo dhe Georgina buzëqeshin para kamerës teksa pozojnë me rroba plazhi në një foto mjaft verore. “Pushime, dashuri”, ishin dy hashtagët e shtuar në mbishkrim nga ylli i futbollit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Cristiano Ronaldo (@cristiano)

Megjithatë, një postim të ngjashëm ka bërë edhe Georgina Rodríguez e cila ka postuar kryesisht foto familjare nga pushimet me fëmijët e tyre. “Dashuri”, ka shkruar në mbishkrim dhe e ka shoqëruar me zemër.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Georgina Rodríguez (@georginagio)

Në foto shohim pushimet familjare në jahtin luksoz të Cristianos, momente me katër fëmijët e çiftit, apo përqafimet e ëmbla të Cristianos me fëmijët e tij. Të gjitha fotot kapin lumturinë familjare të përjetuar nga futbollisti pavarësisht thashethemeve./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!