Kalimi i Enzo Fernandez nga Benfica te Benfica fraksionin e kaluar të merkatos së lojtarëve, për plot 120 milionë euro duke vendosur kështu dhe një rekord të ri në listën e transferimeve të Premier League, padyshim që ishte lëvizja më “madhështore” e kësaj merkatoje.
Disa fjalë për kalimin e Fernandez te “blutë” e Londrës i ka thënë dhe sulmuesi legjendar i Kombëtares argjentinase, Hernan Crespo, i cili e vlerëson potencialin e Enzos, ku madje e konsideruar atë si një “miks” midis ish-mesfushorëve Makelele dhe Frank Lampard.
“Enzo më bëri shumë, shumë të lumtur në dhjetor duke fituar Kampionatin Botëror. Tani ai më dha lumturinë për herë të dytë në një periudhë të shkurtër kohore sepse iu bashkua Chelseat. Jam shumë i lumtur, shumë krenar për të, sepse është një djalë shumë, shumë i mirë.
Ai është Makelele plus Lampard. Nëse keni nevojë që ai të luajë në pozicionin Makelele , ai mund të luajë shumë mirë atje. Ky djalosh ka gjithashtu nuhatje të mirë shënimi, një gjuajtje të mirë nga jashtë zonës, kështu që nëse keni nevojë që ai të luajë nën një sulmues si Lampard ose Essien, atëherë ai mund ta bëjë këtë.
Në futbollin modern është shumë e rëndësishme që një trajner të ketë një lojtar që mund të luajë në shumë pozicione. Ai mund të bëjë gjithçka në mesfushë. Ai mund të jetë një nga mesfushorët më të mirë ndonjëherë”,- u shpreh në fjalët e tij, ish- sulmuesi i Chelsea dhe Argjentinës.
Ndërkaq, kujtojmë se më parë Crespo ka qenë trajneri i Enzo Fernandez, kur drejtonte klubin argjentinas Defensa y Justicia gjatë sezonit 2020-2021 /i.m /abcnews.al