Cramon- Grenellit për pikën kufitare në Merdar: Është ndërtuar nga BE-ja në vlerë 6 milionë euro

schedule21:43 - 11 Nëntor, 2021

schedule 21:43 - 11 Nëntor, 2021

Ish i dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë Richard Grenell, i cili ka qëndruar të enjten në Kosovë, është shprehur se kufiri në Merdar, është vënë në funksion si pjesë e Marrëveshjes së Uashingtonit.

Në llogarinë e tij në Twitter, Grenell publioi edhe fotografi duke kaluar tek kufiri Merdar.

“Sot kalova kufirin me Kosovën Serbinë në Merdar. Donald Trump e vuri në funksionim këtë stacion të ri kalimi si pjesë e 4 Marrëveshjeve të Normalizimit Ekonomik”, shkroi ai.

Ndaj këtij postimi të Grennel reagoi raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon.

Cramon në Twittër, shprehet se pika e Merdarës u ndërtua me 6 milionë euro nga paratë e taksapaguesve të BE-së dhe jo të ShBA-ve. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!