Didier Deschamps është ndër të paktët persona që e ka fituar Kupën e Botës i lojtar dhe trajner. Francezi ia ka dalë të fitojë edhe Champions League me Juventusin si lojtar, ekip të cilin e drejtoi edhe si trajner në sezonin 2006-2007.
Trajneri i kombëtares franceze ka folur gjatë ceremonisë së Globe Soccer Awards në Dubai rreth Cristiano Ronaldos dhe Juventusit. Elozhet për portugezin nuk mungojnë, teksa shpreson që ekipi i Sarrit t’ia dalë të fitojë Champions League këtë sezon.
“Ronaldo është një kampion i madh dhe qëndron në nivele të larta prej vitesh. Uria për të shënuar gola dhe fituar trofe nuk i mungon kurrë. Ai është një profesionist i shkëlqyer, i cili ka një grintë të madhe pavarësisht moshës së madhe. Është gjithmonë deçiziv, ndoshta vrapon më pak se 5 apo 10 vite më parë, por vrapon më mirë. Kur ke një lojtar të tillë në skuadër, e di se mund të bëjë diferencën në çdo moment.
Juventusi e nis sezonin me qëllim fitimin e Champions League, njësoj si 7-8 skuadra të tjera, por në fund fiton vetëm njëra. Bardhezinjtë e synojnë trofeun prej disa vitesh, shpresoj t’ia dalin. Kualiteti në ekip është, por ka edhe skuadra të tjera të forta që mund të triumfojnë në këtë kompeticion. Të shohim se çfarë do të ndodhë“, përfundon Didier Deschamps. /abcnews.al