“CR7 stadium”, ideja më e fundit në Portugali!

schedule13:28 - 12 Tetor, 2019

schedule 13:28 - 12 Tetor, 2019

Cristiano Ronaldo mund të përjetësohet nga Sporting Lisbon. Klubi portugez e vlerëson shumë sulmuesin, të cilin e ka evidentuar dhe e shiti më pas te Manxhester United. Vetë presidenti i Sporting CP, ka lënë të hapur mundësinë që stadiumi i tyre të ketë emrin e lojtarit të Juventusit.

Frederico Varandas, për gazetën italiane Tuttosport, ka deklaruar:  “Të jesh i njohur si klubi që nxori Cristiano Ronaldon na bën të ndjehemi krenarë. Për ne ai përfaqëson një nga simbolet absolute në historinë e klubit. T’i vësh emrin e tij stadiumit është një hipotezë që ne nuk e përjashtojmë”.

Të gjithë po ëndërrojnë që tani “CR7 Stadium”. Padyshim portugezi është një nga lojtarët më të mëdhenj të historisë së futbollit. Trofetë me klube dhe ato individualë janë treguesit më të mirë të asaj që ka arritur Ronaldo në sportin e bukur të futbollit. /abcnews.al