Sulmuesi i Al-Nasr Cristiano Ronaldo ka folur për ndikimin e tij në futboll në mbarë botën.
Portugezi u transferua në Arabinë Saudite në janar për t’u bashkuar me Al-Nassr. Sipas 38-vjeçarit, “efekti Cristiano” e ka bërë kampionatin saudit tërheqës për lojtarët e profilit të lartë që luajnë në Evropë.
“Vizita ime në Arabinë Saudite ka kontribuar në transferimet e mëtejshme të lojtarëve kryesorë këtu. Është një fakt.
Seria A kishte vdekur para se të vija unë te Juventus dhe menjëherë pas kësaj u ringjall. Cristiano tërheq interes shtesë kudo që shkon”, citon Fabrizio Romano fjalët e pesë herë fituesin e Topit të Artë. /G.D abcnews.al/