Portugalia zhvillo nesër (18:00) ndeshjen e parë në Euro 2020. Kampionët në fuqi ndodhen në grupin F, ndryshe “grupi i ferrit”, dhe do të ketë rivalë skuadra si Gjermania, Franca dhe Hungaria.
Sfida e parë luhet ndaj kombëtares hungareze në “Puskas Arena”, stadiumi i vetëm që lejon mbushjen në kapacitet të plotë me tifozë. Cristiano Ronaldo, kapiteni dhe ylli i Portugalisë, do të vendosë një rekord, duke u bërë lojtari i parë që merr pjesë në 5 Europianë.
Zërat e merkatos e lidhin me një largim nga Juventusi, temë të cilën e ka prekur goleadori i njohur në prononcimin për mediat, fjalë që shumëkush mund t’i interpretojë si sinjal largimi.
“U bënë shumë vite që luaj në nivele të larta. Nëse do të isha 18-19 vjeç, zërat e merkatos mund të më linin pa gjumë. Sot jam 36 vjeç dhe çfarëdo që të ndodhë do të jetë vendimi më i mirë.
Nuk ka rëndësi nëse qëndroj apo largohem nga Juventusi, rëndësi ka vetëm Euro 2020 dhe Portugalia. Dua të fitojë dhe dua të jem i mbushur me ndjesi pozitive deri në ndeshjen e fundit“, u shpreh ylli luzitan. /abcnews.al