Cristiano Ronaldo ka një rekord të shkëlqyer në Champions League. Ylli portugez është futbollisti më me shumë gola në historinë e këtij kompeticioni, por në një statistikë tjetër, renditet i dyti.
Me sfidën e sotme kundër Lokomotivës së Moskës, Ronaldo luajti ndeshjen e tij të 174-ët në Champions League dhe përpara tij, qëndron vetëm një madrilen.
Bëhet fjalë për legjendën spanjolle, Iker Casillas. Portieri ka luajtur plot 188 ndeshje në këtë kompeticion, duke pasur një karrierë të gjatë e të pasur.
Megjithatë, Ronaldo nuk është shumë mbrapa dhe me shumë gjasa, edicionin tjetër do të jetë i pari në listën e futbollistëve më me shumë ndeshje në Champions League./abcnews.al
? Most appearances in UEFA club competition history:
1⃣8⃣8⃣ Iker Casillas
1⃣7⃣4⃣ Cristiano Ronaldo
1⃣7⃣4⃣ Paolo Maldini
1⃣7⃣3⃣ Xavi Hernández#UCL pic.twitter.com/yhw98RLaLZ— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) November 6, 2019