“CR7 ka vetëm një ambicie, do të tërhiqet me më shumë Topa të Artë se Messi”

schedule15:20 - 27 Nëntor, 2021

schedule 15:20 - 27 Nëntor, 2021

Pascal Ferre, kryeredaktor i France Football, është një nga të paktët që e di se kush do ta fitojë çmimin në 2021.

Ky gazetar francez është kryeredaktor i revistës “France Football”, gazetë e ngarkuar për dhënien e çmimit për lojtarin më të mirë në botë.

Këtë të hënë 29 është gala, teksa do të mbahet cermonia e Topit të Artë. Sipas thashehemeve të shumta, ky cmim prestigjoz do t’i shkojë  Leo Messit,  marrë nga Marca.com.

Ferre merr qindra telefonata nga presidentë, përfaqësues apo gazetarë të tjerë për të zbuluar se kush e ka fituar Topin e Artë para kohe, por ai ruan sekretin: “Është viti i gjashtë që jam përgjegjës për këtë dhe deri më tani nuk kam bërë një gabim të vetëm. Nuk dua të gënjej, por them të gjithë atyre që më thërrasin se nuk mund ta them emrin sepse vetë fituesit nuk e dinë ende. Nuk do të ishte e drejtë ta zbuloja, “shpjegon ai Ferre .

Gazetari francez beson se takimi me fituesin e Topit të Artë pikërisht kur gala është magjia e çmimit: Jemi shumë të kujdesshëm. Fituesi i Topit të Artë është një sekret i madh.

Ferre zbulon se çfarë portugezi dëshiron:  Ronaldo ka vetëm një ambicie. Ai do dalë në pension me më shumë Topa të Artë se Messi dhe e di sepse më ka thënë”. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!