Cristiano Ronaldo ka fituar pesë Topa të Artë në karrierën e tij, por ai ka vetëm katër në shtëpi. Fakti është se ai shiti një nga trofetë në vitin 2017.
Bëhet fjalë për “Topin e Artë” 2013, të cilin portugezi e dhuroi për bamirësi. Topi u hodh në ankand me të gjitha të ardhurat për Make-A-Wish, një organizatë bamirëse që ndihmon fëmijët që vuajnë nga sëmundje të rënda.
Ngjarja u mbajt në Londër dhe Idan Ofer, njeriu më i pasur në Izrael, pagoi 600 mijë euro për çmimin më të lartë të futbollit.
Pak më vonë ai ka pozuar me trofeun së bashku me ish-agjentin e Ronaldos, Jorge Mendes. /G.D abcnews.al/