Andrea Pirlo, gjatë ditëve të fundit ka pasur disa takime me drejtuesit e Juventusit. Plani për ndërtimin e skuadrës së sezonit të ardhshëm është shumë i rëndësishëm, ndërkohë që ka shumë paqartësi në lidhje me revolucionin që po tentojnë të bëjnë në klubin bardhezi.
Mediat italiane raportojnë se Pirlo ka kërkuar nga drejtuesit të sqarojnë sa më parë të ardhmen e Paolo Dybala dhe Cristiano Ronaldo, dy lojtarë që janë lakuar së shumti për një largim të mundshëm. Pasuesi i Sarrit kërkon të dijë nëse do i ketë në ekip për sezonin e ardhshëm.
Veç kësaj, Pirlo synon një sulmues qendror për skuadrën e tij. Me Higuain që pritet të largohet, dy janë emrat më të lakuar. Njëri është Raul Jimenez, i cili ka spikatur në Premier League me Wolves, kurse tjetri është Duvan Zapata i Atalanta. Këtë të fundit mund të marrin duke përfshirë në marrëveshje portierin Perin. /abcnews.al