CR7 dhe Calabria çështjet, Juventusi e Milani nuk humbin kohë

schedule09:40 - 4 Shkurt, 2021

schedule 09:40 - 4 Shkurt, 2021

Rinovimet janë çështje te Milani dhe Juventusi. Bardhezinjtë, sikurse raporton e përditshmja sportive Tuttosport, po mendon që të nënshkruajë një kontratë të re me yllin e saj, Cristiano Ronaldon.

Marrëveshja aktuale i përfundon më 30 qershor të vitit 2022 dhe palët po mendojnë ta zgjatin bashkëpunimin deri në verën e vitit 2023, edhe pse Ronaldo nesër mbush 36 vjeç dhe praktikisht kjo mund të jetë kontrata e fundit për portugezin.

Te Milani, vecc Donnarumma dhe Calhanoglu që janë prioritet për momentin, po planifikojnë të nënshkruajnë kontratën e re me mbrojtësin Davide Calabria.

Anësori i djathtë po zhvillon një kampionat fantastik dhe është nën kontratë deri në verën e vitit 2022. Te Milani po mendojnë të rinovojnë dhe të përmirësojnë kushtet e kontratës që tani, pasi përfiton vetëm 1.1 milion euro në sezon. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!