“CR7, boll me arrogancë dhe gënjeshtra!”, Spadafora bën replikën e fundit

schedule18:18 - 16 Tetor, 2020

schedule 18:18 - 16 Tetor, 2020

Cristiano Ronaldo qetësoi tifozët me anë të një lidhje direkte në Instagram, aty ku theksoi se ndodhet në gjendje të mirë, nuk ka fare simptoma dhe mezi po pret t’i rikthehet fushave të blerta dhe jetës normale.

Po respektoj protokollin mjekësor, nuk e kam thyer në asnjë moment. Janë thënë gënjeshtra në lidhje me këtë temë“, u shpreh goleadori i Juventusit, teksa e menjëhershme ka qenë përgjigja e Vincenzo Spadaforës, ministrit të Sporteve në Itali.

LEXO EDHE: “Jam mirë, s’kam simptoma. Kthehem shpejt të shijoj jetën”, CR7 qetëson tifozët

“Fama dhe aftësitë e mira për të luajtur futboll e disa lojtarëve të caktuar, nuk u jep të drejtë të tregohen arrogantë, gënjeshtarë dhe të tregojnë mungesë respekti ndaj institucioneve.

Nuk kam ndërmend të vazhdoj deri në pafundësi me këtë çështje. E konfirmoj atë që thashë dje në lidhje me braktisjen që i bënë hotelit disa lojtarë të Juves, të cilët ishin të detyruar të qëndronin aty.

Unë u bazova në komunikimet zyrtare me klubin bardhezi dhe autoritetet shëndetësore. Nuk do të flas më për këtë temë. I uroj shërim të shpejtë të gjithë personave që po luftojnë me koronavirusin“, u shpreh Spadafora për ANSA. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!