Ish-portieri i Liverpol dhe Real Madrid, Jerzy Dudek, ka botuar sot librin e tij më të fundit, autobiografinë e titulluar “A big pole”. Në këtë libër, Dudek ka rrëfyer shumë prapaskena, ku më të bujshmet, janë fjalët që ka thënë për Messin, Barcelonën e Guardiolës dhe për Cristiano Ronaldon.
Messi? Ishte një lojtar fals dhe provokues, ashtu si Barcelona dhe Pep Guardiola. Ishin gati të provokonin dhe nganjëherë arrinin deri në perfeksion. Kjo gjë i ka kushtuar Mourinhos dhe Real Madridit. Nuk ma merrte mendja që një djalë kaq i qetë dhe kaq i mirë në pamje të jashtme, të ishte kaq i keq.
Ronaldo mund të jetë arrogant, por ai është një person i vërtetë. Kjo është ajo që perceptojnë njerëzit. Ai është pak a shumë si Raul. Të dy janë shumë rivalizues dhe me mentalitet fituesi. Do të preferonin që skuadra të fitonte 2-1 me golat e tyre, sesa 5-0 me golat e shokëve të ekipit”./abcnews.al