CR7 apo Messi? Mourinho tregon lojtarin më të mirë në histori

schedule17:38 / 09/10/2019

Jose Mourinho i ka befasuar të gjithë. Trajneri portugez është pyetur se kush është futbollisti më i mirë që ka parë ndonjëherë dhe nuk është as Lionel Messi, e as Cristiano Ronaldo. Në fjalën e tij, Mou tha:

“Lojtari më i mirë? Ronaldo fenomeni, pa asnjë diskutim! Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi kanë pasur një karrierë më të gjatë, prandaj në 15 vitet e fundit kanë qenë në krye. Por nëse po flasim për lojtarin më të mirë që ka shkelur në fushë, është Fenomeni.

Talent, aftësi, shpejtësi, dëshirë për të shënuar, uri. Ai i kishte të gjitha. E kam ndjekur nga afër kur isha në Barcelonë dhe nuk kisha parë kurrë ndonjëherë një futbollist si ai. Edhe jam i bindur se nuk do të shoh ndonjëherë”, përfundoi ‘Special One’./abcnews.al

schedule17:38 / 09/10/2019