The Weeknd është tërhequr nga plani për një njoftim të madh pas ngjarjeve të fundit në Ukrainë. Këngëtari i “Blinding Lights” prej disa ditësh kishte paralajmëruar publikimin e një lajmi të rëndësishëm në muzikë për ndjekësit e tij në rrjete sociale.
Në të njëjtën kohë, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi një “operacion special ushtarak” në lindje të Ukrainës. Menjëherë pas fjalimit të Putinit, pati raportime për shpërthime në periferi të Kharkiv, Kramatorsk dhe Mariupol, si dhe në kryeqytetin Kiev.
Këngëtari reagoi më pas duke thënë se: ‘Fatkeqësisht, tani po shoh se çfarë po ndodh me konfliktin dhe do të ndaloj deri në një njoftim të nesërm”, u tha ai fansave, ndërsa më pas shtoi: “Lutem për sigurinë e të gjithëve”.
/abcnews.al