Përpara spitalit Covid-1 ka sot një prezencë të madhe familjarësh. Siç raporton gazetarja Ema Shazivari këtë mëngjes është shtuar numri i familjarëve dhe të afërmve që presin para Infektivit, për të marrë informacion për gjendjen e të shtruarve në këtë spital.
Sipas të dhënave të një dite më parë, aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 295 pacientë, 32 në terapi intensive nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.
Ndërkaq, numri i fataliteteve si pasojë e koornavirusit një ditë më parë në vend, ishte i ulët. Ministria e Shëndetësisë raportoi dje 3 humbje jete në spitale Covid. Ndërkohë që nga 2309 testime të bëra kanë rezultuar pozitivë 447 qytetarë. g.v/abcnews.al

