Ç’po ndodh në Francë? Mijëra qytetarë thyejnë rregullat e pandemisë

schedule11:13 - 2 Janar, 2021

schedule 11:13 - 2 Janar, 2021

Rreth 2500 persona morën pjesë në një festë të paligjshme të Vitit të Ri në Francën veriperëndimore, duke u përplasur me dhunë me policinë e cila nuk arriti ta ndalonte atë dhe duke shkaktuar shqetësim se ngjarja mund të përhapte koronavirusin, thanë autoritetet.

Festa, e mbajtur në një depo në Lieuron afër Rennes në Brittany, filloi të enjten dhe po vazhdon ende. Mediat e huaja raportojnë se të pranishmit kishin ardhur nga e gjithë Franca dhe madje edhe jashtë vendit, si nga Britania dhe Spanja.

Të pranishmit janë përplasur me policinë, duke i vënë flakën një makine dhe kanë hedhur objekte ndaj oficerëve që përpiqen të mbyllin festën. Të paktën tre oficerë janë plagosur.

Një deklaratë nga autoritetet lokale tha se policia ishte përpjekur të “parandalonte këtë event por u përball me reagim të ashpër nga shumë persona”.

Një nga të pranishmit, i cili nuk pranoi të identifikohej i tha agjencisë së lajmeve AFP se “shumë pak kishin respektuar distancën shoqërore”.

Disa të pranishëm thanë se po planifikonin të qëndronin deri të dielën ndërsa të tjerët thanë se shpresonin të qëndronin deri të martën.

Franca prezantoi rregulla të rrepta përpara Vitit të Ri duke përfshirë një shtetrrethim nga ora 20:00 deri në 06:00.Më shumë se 100,000 oficerë policie u vendosën në të gjithë vendin. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!