Stresi është përfolur shumë për raportin me Keisin. Dyshja ka qenë në qendër të vëmendjes së mediave, për shkak të marrëdhënies së tyre të vështirë, madje Stresi u përfol edhe për një lidhje me një modele.
Reperi i hodhi poshtë thashethemet se ka nisur një romancë të re, por nuk komentoi raportin me Keisin. Por, edhe pse dyshja është komentuar gjerë e gjatë në media se janë ndarë, në fakt nuk është kështu.
Ata janë bashkë dhe më të lumtur se kurrë. Të paktën këtë ka lënë të kuptojë reperi me postimin e fundit që ka bërë në Instagram. Ai ka ndarë me ndjekësit në Instastpory një foto, ku shihet duke folur me Keisin, krahas së cilës shkruan: “Gruaja më e mirë në botë që më bon proud”.
Ata u përfolën për një ndarje të mundshme, pas një reagimi që Keisi bëri në Instagram, ku shkruante: “Nëse tradhton dikë që është i gatshëm të bëjë gjithçka për ju, ju në të vërtetë keni tradhtuar veten nga besnikëria e vërtetë”. /abcnews.al/