Ç’po ndodh me Ermal Metën? Këngëtari në gjendje jo të mirë shëndetësore: Më fryhen pjesë të kokës dhe fytyrës

schedule17:38 - 26 Korrik, 2022

schedule 17:38 - 26 Korrik, 2022

Ermal Meta përmes rrjeteve sociale ka dhënë një lajm të keq për fansat e tij.

“Ka disa ditë që pjesë të ndryshme të fytyrës dhe kokës time janë ënjtur. Në fillim mendova se mund të ishte një alergji, por nuk është kështu. Dje në mëngjes u zgjova më keq se zakonisht dhe sot  po njësoj”, ka shkruar këngëtari në një story në Instagram.

Tg Com shkruan se për shkak të gjendje shëndetësore  Meta u detyrua të hiqte dorë nga disa angazhime në punë.

“Jam i detyruar të anuloj takimet me Peschici dhe Giffoni pasi duhet të zgjidh situatën. I kërkoj falje organizatorëve dhe fansave të eventit. Së shpejti do të shihemi”.

Kantautori me origjinë shqiptare publikoi më pas dy foto të fytyrës së tij. Në të dyja imazhet shihet një sy veçanërisht i fryrë./Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!