Covid19, mjekja: Mbipesha ndikon në hospitalizimin e fëmjëve

schedule09:13 - 24 Nëntor, 2020

schedule 09:13 - 24 Nëntor, 2020

Në rubrikën “Abc e shëndetit” më Albana Daka ishte e ftuar Gertiana Mullali-Bime mjeke neonate-pediatre në Spitalin Amerikan.

Studimet kanë treguar se fëmijët nuk janë imunë ndaj koronavirusit. Lidhur me këtë Mullai theksoi se përveçse nuk janë imunë të vegjlit janë transmetues të mëdhenj të virusit.

“Testi specifik qëndron tamponi. Por në vendin tonë aplikimi i tamponit është më i ulët. Fëmijët nën 5 vjeç e anë më të vështirë për të aplikuar procedurën. Fëmijët vetë janë asimptomatikë dhe janë transmetues të mëdhenj në familjet e tyre. Unë jam pro vazhdimit të shkollës sepse unë mendoj se në brezat në vijim do të kemi një dëm psiko-emocional. Mbyllja e shkollave dhe shkëputja nga shoqëria do të humbasë edhe mungesën e organizimit”, u shpreh ajo.

Më tej, ajo u ndal tek trajtimi i fëmijëve të prekur, ndërsa theksoi se mbipesha është një nga faktorët kryesor që çon në hospitalizimin e tyre.

“Ky është një problem madhor në botë. Në Kanada dhe SHBA është vënë re që fëmijët e hospitalizuar janë ata obezë. Rritja e indit dhjamor çon në prekje të gjithë sistemeve të organizmit tonë. Fëmijëve duhet tu jepen ushqime të pasura me hekur. Është një element i rëndësishëm që forcon reagimin e sistemit imunitar”, tha mjekja.

Mullai vuri në dukje se bërja e vaksinës së gripit në këtë periudhë edhe tek fëmijët do të ishte pozitive.

“Ka vite që aplikohen vaksine gripit. Fëmijët mbi 6 muaj mund të fillojnë aplikimin  vaksinave. Është mirë që të aplikohet tek të gjithë anëtarët e familjes. Përpara se të marrësh vendimin për vaksinën duhet bërë edhe një seancë këshillimi”, u shpreh ajo.

E pyetur për nënat e reja ose ato që janë në pritje të ëmbël, Mullai tha se deri më tani janë shumë “të rralla rastet e transmetimit të virusit nga nëna tek fëmijët.

“Është vënë që transmetimi nga nëna te fëmija është shumë i pakët, për të mos thënë aspak. Është parë që ngarkesa virale është pothuajse zero. Rekomandohet një ushqyerje e rregullt e fëmijës me gji”, tha ajo. g.v/abcnews.al