Testet për COVID para udhëtimeve do të anulohen në Angli

schedule04:49 - 6 Janar, 2022

schedule 04:49 - 6 Janar, 2022

Qeveria britanike ka vendosur pas kërkesave të industrisë së udhëtimit që të lehtësojë rregullat e testimit për njerëzit që udhëtojnë në Angli. Gjithë personat e vaksinuar që do të udhëtojnë në Angli nuk duhet të bëjnë një test para se të udhëtojnë. Vendimi do të hyjë në fuqi ditën e premte në orën 4 raporton “BBC”.

Ndërsa nga e shtuna udhëtarët nuk janë të detyruar që të bëjnë një test PCR në ditën e dytë të mbërritjes por mund të bëjnë një test që kushton më pak. Rregulli i vetëizolimit gjithashtu do të ndryshojë. Vendimi u konfirmua nga kryeministri Boris Johnson pasi thirrjeve nga firmat e udhëtimit që thanë se masat e marra nuk ishin shumë efektive ndaj variantit të ri Omicron që po përhapej gjerësisht në vend.

Sipas rregullave aktuale që do të rrinë në fuqi deri ditën e premte të gjithë udhëtarët e vaksinuar plotësisht mbi moshën 12 vjeç duhet të tregojnë prova të një testi negativ ose testit PCR që duhet ta kenë bërë dy ditë para se të udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar. Personat e vaksinuar plotësisht duhet të bëjnë një test PCR brenda dy ditëve nga mbërritja e tyre që duhet ta paguajnë vetë dhe të izolohen derisa të dalin rezultatet. Personat që nuk janë të vaksinuar plotësisht duhet të bëjnë një test PCR në ditën e dytë dhe të tetë pas mbërritjes së tyre dhe duhet të izolohen për 10 ditë.

Kryeministri Johnson deklaroi se testi para nisjes dekurajon shumë persona që të udhëtojnë nga frika se mos bllokohen jashtë shtetit dhe se mos bëjnë shpenzime të konsiderueshme shtesë. Njoftimi erdhi pasi linjat ajrore thanë që testimi i udhëtarëve nuk kishte ndikim të vërtetë në vend pasi të dhënat e javës së kaluar sugjeronin që një në 25 njerëz në Angli ishte i infektuar. Linjat ajrore thanë gjithashtu që testimi i detyrueshëm kishte ndikuar në rimëkëmbjen e sektorit.

Kryeministri Johnson gjatë takimit që pati me kabinetin e tij për ndryshimin e rregullave të testimit për udhëtarët deklaroi që do të lehtësonte dhe rregullat e testimit Covid për personat pa simptoma. Ai në deklaratën e tij tha se personat pa simptoma nuk duhet të bëjnë një test PCR pasi kanë bërë më parë një test që tregon që nuk janë të infektuar. Ky vendim do të hyjë në fuqi në datën 11 janar. / abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!