Covid, shtohen shtrimet në spital/ Epidemiologët: Vjeshta rrit përhapjen e infeksionit

schedule16:17 - 27 Shtator, 2023

schedule 16:17 - 27 Shtator, 2023

Fundi i shtatorit po i përball mjekët me më shumë të sëmurë.  Me nisjen e shkollave janë aktivizuar një sërë virozash ndërsa të infektuarit me Covid janë shtuar.  Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik thonë se shenjat e ngjashme bëjnë konfuze situatën dhe apelojnë për tu testuar.

Në dy javët e fundit paraqitet një incidencë prej 75.5 raste për 100 mijë banorë që është pak më e rritur se dy javëshi i mëparshëm. 

Duke qenë në hyrje të sezonit vjeshtë-dimër sigurisht është e pritshme të kemi një shtim të virozave të tjera respiratore sikurse dhe covid -19 dhe në disa raste problem është që mund të ketë mbivendosje shenjat klinike të covid dhe virozave të tjera respiratore mund të konfuzojnë situatën”.

Në javë rreth 1200 persona mesatarisht rezultojnë pozitiv. Me shtimin e të infektuarve janë rritur dhe shtrimet në spital.  Dominojnë të moshuarit, por nuk mungojnë as foshnjat.

Edhe shtrimet hasen më shumë tek moshat më të prekura, kryesisht mbi 65 vjeç. Është e kuptueshmë që në këtë rast dhe klinika paraqet problematikë  më të rëndësishme për shkak të shoqërimit më sëmundje të tjera kronike. Duhet thënë se ka shpërndarje dhe në mosha të tjera. Kemi pasur raste dhe në moshën pediatrike”.

Në Shqipëri nuk ka ende konfirmim për prani të  varianteve të reja të Covid në monitorim nga  Organizata Botërore e Shëndetësisë. Ndërkohë që  specialistët e Institutit të Shëndetit publik thonë se ashtu si dhe në Europë as në vendin tonë nuk ka ende sinjale  për qarkullim të gripit./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!