COVID shpejton plakjen, raste te shumta me probleme në lëkurë, thonj dhe flokë

schedule16:17 - 28 Maj, 2021

schedule 16:17 - 28 Maj, 2021

Nga Ajgena Korbi

Covid 19 nuk prek vetëm mushkëritë, trurin dhe zemrën, por ai shkakton probleme dhe në lëkurë, thonjtë dhe flokë. Të shumtë janë ata që  pas rikuperimit nga sëmundja shkojnë të alarmuar tek dermatologu pa e ditur qe shqetësimi mund ti jetë shkaktuar nga virusi.

Tre muaj pas kalimit të infeksionit përballen me rënie masive të flokëve, por jo vetëm. Por mjekja dermatologe në klinikën “Anassa” Sidita Boriçi qetëson ndërsa shpjegon se këto probleme mund të trajtohen plotësisht.

Veç problemeve që shfaqen rishtas Covid 19 sipas specialistëve agravon dhe sëmundje  të mëparshme të  lëkurës prandaj mjekja Boriçi i sugjeron të gjithë atyre që kanë kaluar virusin të konsultohen me dermatologun për të ndjekur trajtimin e duhur./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!