Covid shkakton probleme në tru, prek kujtesën

schedule15:10 - 4 Shkurt, 2022

schedule 15:10 - 4 Shkurt, 2022

Konfuziteti dhe humbja e memories është një nga pasojat që lë Covid në organizëm. Rreth 20 pacientë në javë paraqiten në shërbimin e Neurologjisë me këto shqetësime, pasi kanë kaluar virusin. Sipas mjekes neurologe Entela Basha, pacientët humbjen e memories si pasojë e Covid e ngatërrojnë me sklerozën.

Humbja e shijes dhe e nuhatjes është një prej simptomave karakteristike e këtij virusi. Sipas mjekes 1 në 70 pacientë që e kanë kaluar virusin që prej fillimit, ende nuk e kanë rikuperuar shijen apo nuhatjen.

Ndërkohë ne shërbimin e neurologjisë vijojnë të paraqiten raste me aksidente cerebrale si pasojë e covid 19. Numri i pacientëve që përjetojnë këto simptoma nuk ka ndryshuar që prej vitit të kaluar./abcnews.al