“Covid që zgjat ” është ndikimi afatgjatë i koronavirusit, i cili mund të prekë njerëzit në katër mënyra të ndryshme, raporton BBC.
Kjo është edhe arsyeja se pse disa persona me simptoma të vazhdueshme nuk po merren në konsideratë dhe as po trajtohen.
“Covid që zgjat” mund të ketë një ndikim të madh psikologjik te njerëzit që jetojnë me Covid-19, sipas një raporti të Institutit Kombëtar për Kërkime Shëndetësore .
Por ata kanë nevojë për më shumë të dhëna.
Lexo edhe: “Covid që zgjat” pse disa njerëz nuk po e marrin ende veten nga sëmundja
Përvojat që të ndryshojnë jetën
Shumica e njerëzve besojnë se nëse kanë pasur simptoma të lehta do të shërohen nga koronavirusi brenda dy javësh dhe nëse kanë simptoma më të rënda do të shërohen brenda tre javësh.
Por sipas raportit mijëra persona mund të jetojnë me simptomat e Covid-19. Me rritjen e rasteve me koronavirus në Mbretërinë e Bashkuar, ky numër ka të ngjarë të rritet në muajt e ardhshëm.
Studimi i bazuar në intervistat e 14 personave zbuloi se ata kishin simptoma të përsëritura, duke filluar nga frymëmarrja, sistemi kardiovaskular te veshkat, zorra, mëlçia dhe lëkura.
Këto simptoma mund të vijnë për shkak të katër sindromave të ndryshme:
1.dëmtimi i përhershëm i organeve, mushkëri dhe zemër
2.sindroma e kujdesit pas intensiv
3.sindroma e lodhjes post-virale
4.vazhdimi i simptomave të Covid-19
Disa nga të prekurit kanë pasur një qëndrim të gjatë në spital për shkak të gjendjes së përkeqësuar nga Covid-19 por të tjerët, të cilët kanë pasur simptoma të lehta, nuk janë testuar, transmeton abcnews.al
Është duke u bërë gjithnjë e më e qartë se, për disa njerëz, Covid-19 është një sëmundje afatgjatë,” sipas raportit.
“Për disa, kjo ka të bëjë me rehabilitimin e tyre pas një shtrimi në spital – por të tjerët kanë raportuar simptoma të lehta që mund t’i kalonin në shtëpi por me kalimin e kohës simptomat u bënë edhe më të rënda.
Autorja e studimit Elaine Maxwell tha se ata që ishin kishim simptoma më të rënda nga Covid-19 do të prekeshin më shumë dhe ata me rrezikshmëri më të ulët nga Covid-19 gjithashtu ishin më pak të rrezikuar nga efektet afatgjata të tij.
“Ne kemi dalë në përfundimin se ka njerëz të cilët nuk janë diagnostikuar me Covid-19 dhe po vuajnë më shumë se disa njerëz të cilët kanë qenë në intubim për javë të tëra,” tha ajo.
Dhe këto efekte afatgjata tek disa njerëz mund të vendosin një “barrierë të madhe ndaj sistemit të kujdesit shëndetësor, transmeton abcnews.al
Jo House, një pedagoge në Universitetin e Bristol, ende nuk është kthyer në punë, më shumë se gjashtë muaj pasi u infektua. Simptoma e parë ishte kollë e thatë dhe vështirësi në frymëmarrje, por kjo u shndërrua më pas në lodhje dhe dhimbje koke para se t’i fillonin problemet në zemër dhe dhimbjet e muskujve.
“Ditën tjetër u zgjova, isha vërtet e trullosur, më ra të fikët dhe përfundova në spital “, tha ajo.
Megjithëse rrahjet e saj të zemrës dhe gulçimi janë përmirësuar pak, simptomat e zgjatura kanë ende një ndikim të madh në jetën e saj dhe të familjes.
Partneri i saj Ash gjithashtu po përjeton simptoma që nuk do të zhduken. Si rezultat, fëmijët e saj adoleshentë u është dashur të gatuajnë edhe të pastrojnë vetë.
“Shumë njerëz kanë simptoma të lehta, por në të vërtetë nuk është aspak e lehtë. Kemi nevojë për mbështetje”, deklaroi ajo.
Megjithëse Jo zhvilloi pneumoni, ajo kurrë nuk u testua për koronavirus dhe nuk u shtrua në spital. s.ba/abcnews.al