Mijëra njerëz u mblodhën për të protestuar në Amsterdam kundër masave shtrënguese të vendosura nga qeveria, për të frenuar përhapjen e Covid. Megjithatë, rregullat ndaluese të vendosura nga Kryebashkiaku i kryeqytetit të Holandës, nuk shërbyen për asgjë.

Një grup njerëzish me maska të bardha ka protestuar duke mbajtur në dorë pankarta ku shkruhej: “Nuk bëhet fjalë për virus, por për kontroll”. Në një tjetër pankartë shkruhej: “Më pak shtypje, më shumë përkujdesje”. Sakaq, nuk munguan përplasjet mes protestuesve dhe policisë.
Në përleshjet mes policisë dhe protestuesve u arrestuan 30 persona. Policia ka përdorur shkopinj gome ndaj protestuesve, me qëllim shpërndarjen e tyre. Mediat holandeze kanë raportuar se nga dhuna ka pasur edhe të plagosur.
![]()
Holanda iu rikthye mbylljes së vendit me datë 19 Dhjetor, duke mbyllur pjesën më të madhe të dyqaneve, me përjashtim të dyqaneve thelbësorë, si farmacitë dhe marketet e ushqimeve. Kjo mbyllje do të qëndrojë në fuqi deri me datë 14 janar.
/abcnews.al

