Në Shqipëri sipas projeksioneve të Institutit Amerikan për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit koronavirusi deri më 1 dhjetor do të shkaktojë rreth 912 viktima.
Sipas një projeksioni të publikuar prej tij, numri i lartë i viktimave brenda një dite mund të jetë pikërisht 1 dhjetori me rreth 22 viktima. Sipas parashikimeve, infeksionet mund të shkojnë deri në 5 mijë në ditë, nëse popullsia vijon me sjelljen e pashqetësuar për masat anti-Covid, e veçanërisht distancimin social.
Më tej, në projeksion dilet në përfundimin se momentalisht mendohet të ketë rreth 463 të infektuar në ditë përfshirë dhe ata që nuk testohen, ndërsa në dhjetor shifrat do të jenë alarmante sipas projeksionit në rreth 5763.
Institutit Amerikan për Matjet dhe Vlerësimin e Shëndetit gjithashtu parashikon se numri i shtretërve që do të duhen nuk kalon as gjysmën e atyre që ka në gjendje Shqipëria. Sipas këtij instituti në Shqipëri maska mbahet nga 25% e popullatës, në një kohë kur atë duhet ta mbajë 95% e saj./abcnews.al