Një qytetar ka ndërruar jetë si pasojë e Covod në Shqipëri, ndërsa 33 të tjerë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit, njofton Ministria e Shëndetësisë.
Në 24 orët e fundit janë kryer 666 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 33 qytetarë, në këto bashki:
11 në Tiranë, 5 në Kuçovë, 3 në Vau i Dejës, 2 në Durrës, Vlorë, 1 në Kamëz, Kavajë, Fier, Patos, Delvinë, Sarandë, Libohovë, Tepelenë, Elbasan, Belsh.
Janë 358 pacientë aktivë me COVID-19 në të gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 8 pacientë. Në 24 orët e fundit ka një humbje jete me Sars-Cov2; ka ndërruar jetë një qytetar nga Tirana 78 vjeç.
Janë shëruar 42 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 270,608 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (16 Prill 2022)
Raste të reja ditore 33
Të shëruar në 24 orë 42
Të shtruar në spitale 8
Humbje jete në 24 orë 1
Testime ditore 666
Testime totale 1,791,981
Raste pozitive 274,462
Raste të shëruara 270,608
Raste Aktive 358
Humbje jete 3,496
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 210
Vlorë 36
Berat 22
Fier 20
Shkodër 17
Korçë 15
Elbasan 14
Gjirokastër 13
Durrës 9
Kukës 2
/abcnews.al/