Covid mund të prekë dhe zemrën, mjeku i “Hygeia”-s: Kur duhet të konsultoheni me mjekun

schedule18:43 - 15 Mars, 2021

schedule 18:43 - 15 Mars, 2021

Nëse Covid-19 shfaqet me shenja mbi mesataren virusi sipas mjekut kardiolog invaziv në spitalin Hygeia në Tiranë Gert Knuti mund të prekë dhe zemrën.

“Në kuadrin e prekjes inflamatore, në shkaktimin e sëmundjes të tipit të miokarditit dhe perikarditit. Kjo mund të sjellë pasoja nga minimalet deri te më seriozet.”

Prandaj kardiologu invaziv apelon për konsultë me specialistin nëse ndjeni këto shqetësime.

“Ka të bëjë me disa simptoma bazë të karakterit të dhimbjeve shtrënguese apo të rëndimit në gjoks apo rëndimit të frymëmarrjes. Që në rastin konkret do të ishte vështirë të dalloheshin nëse vijnë nga mushkëritë apo nga zemra. Të gjitha këto simptoma do të meritonin një vlerësim të mirëfilltë…prekja e këtij organi nuk është për t’u nënvlerësuar.”

Ata që vuajnë nga sëmundjet e zemrës Knuti i këshillon për më tepër kujdes ndonëse shpjegon se mënyra sesi shfaqet Covid-19 varet dhe nga gjenetika e personit që prek. Përdorimi pa kriter i medikamenteve sipas mjekut të Spitalit Hygeia në Tiranë mund t’i sjellë të tjera probleme shëndetësore pacientit. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!