COVID i mori jetën, çfarë shkruante gazetarja e njohur për betejën e vështirë! Kolegët të pikëlluar

schedule08:55 - 10 Prill, 2021

schedule 08:55 - 10 Prill, 2021

Gazetarja Anila Dushi nga Shkodra ndërroi jetë mëngjesin e sotëm për shkak të COVID, në moshën 54-vjeçare. Pak ditë më parë ajo kishte përshkruar në rrjetet sociale betejën me këtë sëmundje e cila i mori i jetën.

“Kam besuar qe ne fillim se Covid 19 eshte nje lufte boterore. Kam degjuar mjaft nga ata qe e kane kaluar. Por qenka Tmerr”, kishte shkruar Dushi disa ditë më parë.

Dushi ndërroi jetë në spitalin rajonal të Shkodrës.  Ajo kishte shume vite që punonte gazetare në shtypin e shkruar dhe TV lokale e kombëtare.

 

Për ndarjen e saj nga jeta kanë reaguar mjaft të pikëlluar në rrjetet sociale shumë kolegë të Dushit./mv.abcnews.al