COVID i merr jetën komandantit, Kim: Thellësisht e trishtuar, pata nderin ta njoh

schedule12:56 - 20 Mars, 2021

schedule 12:56 - 20 Mars, 2021

Ambasadorja Amerikane Yuri Kim ka reaguar pas humbjes së jetës së gjeneralit Ndriçim Sallaku.

Kim përmes një postimi në Twitter, shkruan se ndihet e trishtuar dhe e tronditur, nga lajmi pasi kishte pasur fatin që të punonte me të.

LEXO EDHE: Ndarja nga jeta e gjeneralit të FA, Meta: Do të kujtohet gjithmonë me respekt e mirënjohje

“Jam thellësisht i trishtuar dhe i tronditur për vdekjen e gjeneral Ndriçim Sallaku. Unë dhe shumë amerikanë të tjerë patëm nderin ta njohim këtë patriot dhe të punojmë me të për t’u forcuar partneritet Ai u mor shumë herët. Ne i shprehim ngushëllimet më të thella familjes së tij. Qofte i qete ne paqe”, shkruan ambasadorja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!