Historia e shqiptarit në Angli: Covid-i mbylli punën, mbeta jashtë dhe nisa kultivimin e kanabisit

schedule21:25 - 17 Tetor, 2020

schedule 21:25 - 17 Tetor, 2020

Me 24 muaj burg është dënuar një shqiptar në Angli, pasi në muajin maj u arrestua në një shtëpi, të cilën e kishte kthyer në fermë kanabisi. Por më shumë se arrestimi dhe dënimi për kultivim kanabisi, ajo që ka tërhequr më shumë vëmendjen e medias britanike ka qenë historia e 20-vjeçarit shqiptar.

Ai është shprehur para gjykatës se ishte i vetëdijshëm që kishte hyrë rrugës së paligjshme, por e argumentoi me faktin që nuk kishte asnjë rrugë tjetër, pasi me mbylljen që pësoi Anglia nga Covid-19, fabrika e gomave ku punonte ishte mbyllur dhe ai kishte dalë në rrugë, pasi nuk ishte me letra që të përfitonte ndihmë sociale.

Ardian Topollaj erdhi në këtë vend, në mënyrë të paligjshme. Ai punoi në një kantier ndërtimi në Londër dhe më pas në një fabrikë gomash, derisa u mbyll për shkak të Covid-19. Kjo e la atë të pastrehë dhe kur atij iu ofrua punë në këtë zonë nga një shqiptar, ai besoi se përfshinte lëvizjen e mobilieve dhe ai do të kishte një çati mbi kokë.

Njerëzit që e sollën i thanë ‘diçka do të ndodhte’ nëse ai nuk do të merrte fermën e kanabisit” duke e kërcënuar, tha avokati.  “U nënshtrova dhe e pranova nga frika sepse isha pastrehë” tha ai përmes avokatit të tij.

Nëse bimët e kanabisit do të dilnin në treg, fitimi sipas autoriteteve britanike do të ishte 250 mijë paund. Pas përfundimit të dënimit shqiptari do të dëbohet nga Britania./ db/Abcnews.al