COVID hyn në gjimnazin “Ismail Qemali” në Tiranë, mbyllen 2 klasa

schedule16:04 - 5 Nëntor, 2021

schedule 16:04 - 5 Nëntor, 2021

COVID ka hyrë edhe në shkolla. 2 klasa në gjimnazin “Ismail Qemali “ në Tiranë janë mbyllur ditën e sotme pasi 2 nxënës kanë rezultuar pozitivë me COVID.

ISHP ka mbërritur në shkollë dhe ka kërkuar që t’u bëjë tampon nxënësve të tjerë të këtyre 2 klasave, por ata nuk kanë pranuar. Duke qenë se janë mbyllur të dyja klasat, nxënësit kanë kërkuar që ta bëjnë tamponin të hënën pasi duan të rikthehen.

Sot edhe në gjimnazin “Sejfulla Malëshova” në Këlcyrë janë konfirmuar pozitiv me Covid 7 nxënës të vitit të dytë. Pas konfirmimit të infektimit të tyre është mbyllur klasa dhe të gjithë nxënësit janë të karantinuar. Ata do të kthen në shkollë pas 14 ditësh, ndërkohë deri më tani nuk raportohet për mësues të prekur nga COVID.

Infektimet ditore me COVID në vendin tonë vijojnë të jenë të larta. Ministria e Shëndetësisë një ditë më parë raportoi 549 raste të reja me COVID duke e çuar në 7 780 numrin e përgjithshëm të rasteve aktive në vendin tonë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!